Me 31 mars 2023, koordinatorja e Departamentit të Gruas të KBI – Prizren bashkë me mualimen Merdije Hameli ishin për vizitë në xhaminë e Atmaxhës.
Në kohën e mukabeles, ku gra e vajza të këtij fshati, të udhëhequra prej mualimeve Merime Memaj e Fakete Dërguti, kanë vendos që të bëjnë hatme brenda muajit Ramazan, nepërmjet mukabeles.
Koordinatorja Kalenderi në fjalën e saj, falenderoi zonjat për prezencen e tyre në secilen ditë të Ramazanit që mbahet mukabele dhe përkujtoi fjalët e Pejgamberit s.a.w.s. se: ” Kush dëshiron të flet me Zotin e vet, le të lexoj Kur’an”, e kjo e dëshmon më së miri përkushtimin tuaj, se vërtetë dëshironi të komunikoni pa ndërprerë me Krijuesin tonë.
Nga ana tjetër, zonjat e nderuara, nepërmjet mualimes Merime Memaj, shprehen konsideratë të thellë për vizitën në fjalë dhe pritjen që organizuan, ishte vërtetë për lëvdatë maksimale. Fytyrat ua tregonin kënaqësinë e takimit.
Shefaati i Kur’anit, në ditën e Gjykimit mundësoftë fytyra të ndritura për lexueset e veta.