Me 18 mars 2023, Kuvendi i të rinjëve të Prizrenit, mbajti Sesion Informues, në sallen e mbledhjeve të Kuvendit Komunal.
Pjesë e panelit në këtë sesion ishte koordinatorja e Departamentit të Gruas të KBI – Prizren, znj. Mergime Kalenderi dhe mualimja Shenaj Maksuti.
Për shkollimin, arritjet, peripecitë e jetës dhe angazhimet rreth Departamentit të Gruas, përmblodhi në mënyrë mjaftë të thuktë, në fjalimin e saj para të pranishmeve, koordinatorja Kalenderi.
Ndërsa, mualimja Shenaj Maksuti, shtjelloi mjaftë qartë e bukur temën: “Rutina dhe rregullat në muajin Ramazan”.
Takim i frytshëm në pragë të muajit Ramazan!
U jemi mirënjohës KUVENDIT TË TË RINJËVE TË PRIZRENIT