Koordinatorja e Departamentit të Gruas të KBI – Prizren, znj. Mergime Kalenderi me plotë vullnet iu përgjigj ftesës së znj. Ymrane Fusha – asambleiste e Kuvendit Komunal të Prizrenit dhe znj. Rita Drini – asistente administrative në kabinetin e Kryetarit të Komunës, për vizitë nepër xhami të qytetit.
Në kohën e mbajtjës së mësim – besimit, vizituan xhamitë “MEHMET TERZIU”, “SUZI ZËRRINI” dhe “PAVARËSIA”, përkatësisht mualimet Merime Memaj, Fevzije Pula dhe Adelina Mehmeti.
Për punën se si zhvillohet procesi mësimor dhe angazhimet me fëmijët e mektebeve, koordinatorja Kalenderi dha informacione të bollshme për mysafiret e nderuara, kurse mualimet e xhamive në fjalë, me fëmijët vijues të mësim – besimit, kishin përgatitur nje program të larmishëm me poezi, recitale e ilahi, enkas për zonjat e nderuara.
Zoti ju shpërbleftë për vizitë!