Sot, me 20 mars 2023, kryetarja e Kuvendit të të rinjëve të Prizrenit bashkë me disa anëtarë, vizituan Departamentin e Gruas të KBI – Prizren.
U mirëpritën prej koordinatores së Departamentit, znj. Mergime Kalenderi dhe disa mualime.
Vizitë me shkas: “Falënderim për pjesëmarrje në Sesionin Informues të mbajtur para disa ditëve dhe për urim të muajit Ramazan”.
Koordinatorja Kalenderi dhe kryetarja Beluli me bashkëpunëtorë, njëzëri konfirmuan bashkëpunim në secilën temë që nevojitet për të mirën e përgjithshme, veçmas në vetëdijësimin dhe avancimin e të rinjëve tanë.
Ua kthefshim për të mirë!