Sot, aroma e Ramazanit u ndje edhe në lartësinë e fshatit Novosellë. Kjo, falë punës intenzive të mualimes së Departamentit të Gruas të KBI – Prizren, znj. Shenaj Maksuti e cila me përkushtim të plotë arriti që bashkë me 13 gra e vajza të këtij fshati ta fillojnë leximin e Kur’ani kerimit.
Pjesë e kësaj ngjarjeje solemne, ishte edhe koordinatorja e Departamentit të Gruas, znj. Mergime Kalenderi bashkë me mualimet Merjeme Uka e Selvije Sinani.
Koordinatorja Kalenderi në fjalën e saj, i përgëzoi në hapin që kanë marrë për t’i mësuar së lexuari fjalët e All-llahut Fuqiplotë, ku me theks të veçant përmendi se jorastësisht sot, mu në prag të Ramazanit, ju filluat leximin e Kur’anit.
Lexofshit e ndjekëshit gjithmonë fjalët e Zotit të Madhërishëm!