Dje, me 23 mars 2023, në ditën e parë të muajit Ramazan, Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit – Departamentin e Gruas e vizitoi znj. Dhurata Dani – udhëheqëse e OJQ – së ” Space ED”.
Mirëpritje e mikpritje i ofruan znj. Mergime Kalenderi – koordinatore e Departamentit të Gruas bashkë me mualimen znj. Shenaj Maksuti.
Vizita kishte për qëllim njoftimin për së afërmi në mes vete dhe urimin për fillimin e muajit Ramazan.
Koordinatorja Kalenderi e falenderoi znj. Dani për vizitën e bërë dhe njëherit ofroi mbështetje me të gjitha kapacitetet funksionale brenda Departamentit, që të jenë sa më bashkëpunues e sa më afër qytetarëve në forma të ndryshme.
Zoti ju nderoftë!