Edhe një xhami e bukur i shtohet Prizrenit
Dje më datë 22 mars 2023, në Natën e Ramazanit, KBI-Prizren organizoi ceremoninë solemne të hapjes së xhamisë ‘Mbret’.
Në emër të KBI-Prizren, tubimin e përshëndeti kryetari Mr. Besim ef. Berisha. Në emër të Instituti Shqiptari i Mendimit dhe Qytetrimit Islam (AIITC) me seli në Tiranë, që ka qenë donatori më i madh, të pranishmit i përshëndeti kryetari i bordit Dr. Faruk Burova. Ndërsa, ligjëratën e rastit e mbajti kryeimami Dr. Orhan ef. Bislimaj.
Para të pranishmëve, nxënësit e mektebit realizuan program:
Uvejs Gashi me poezinë “Mektebi im”;
Diell Hamzaj, me poezinë ‘Duaja e Babës’;
Ajan Kryeziu me recitalin “U nda Hëna”;
Malik Rexha, lexoi ashere nga Kur’ani.
Po ashtu, disa ilahi i lexoi edhe ish-nxënësi i mektebit, Deniz Allajbegu
Hapja u bë me lexim të disa ajeteve nga Kur’ani i Madhërishë, të lexuara nga imami Ajdin ef. Thaqi, kurse u mderua nga sekretari Dr. Faruk ef. Ukallo.
Përhajr xhematit dhe të gjithë qytetarëve të Prizrenit.