Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, mr. Besim ef. Berisha, së bashku me stafin udhëheqës, pritën në takim urimi për fillimi e muajt të bekuar Ramazan, kryetarin e Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj.
Kryetari Totaj, tash e dy vite, në ditën e parë të Ramazanit, së bashku me Kryesuesen, Nënkryetarin, kabinetin dhe të gjithë Drejtorët Komunal, vijnë në zyret e KBI Prizren për të uruar për fillimin e muajit të bekuar Ramazan. Pa dyshim është për tu lavdëruar dhe blerësuar ky kujdes i veçantë i tyre.
Gjithashtu për vizitë ishte edhe kryetari i Degës së AAK-së në Prizren, z. Besnik Krasniqi me bashkëpunëtorë.
Ata uruan kryetarin Berisha dhe përmes tij të gjithë besimtarët islam për një agjërim të lehtë e të pranuar.