Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, mr. Besim ef. Berisha, morri pjesë në ceremoninë solemne të organizuar në xhaminë Antalia, ku për nder të përfundimit të shkronjave dhe fillimit të leximit të Kur’anit nga dhjetë nxënës, u shfaq një program festiv nga nxënësit e kësaj xhamie.
Në praninë e shumë xhematlinjëve, fëmijët lexuan Kur’an, recituan poezi dhe kënduar ilahi të ndryshme.
Kryetari Berisha në ligjetarën e tij, edhe njëherë potencoi rëndësinë e dërgimit të fëmijëve në xhami. Ai shprehu falenderime për prindërit, mualimen Fadile Bytyqi dhe muezinin Valton Kastrati.