Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, mr. Besim ef. Berisha i shoqëruar nga anëtarët e Këshillit, Valon ef. Ibrahimi, Shqipron ef. Saramati dhe referenti për shërbime fetare, Eroll ef. Raka, u mirëpriten nga Myftinia e Pukës në manifestimin e 100 vjetorit të themelimit të Komunitetit Musliman të Shqipërisë, e rrjedhimisht edhe të Myftinisë Pukë.
Me këtë rast Myftiu i Pukës, Gëzim ef. Kopani, ndau Çertifikatë “Pishtar Islam” për Këshillin e Bashkësisë Islame – Prizren për ndihmën e dhënë nga hoxhallarët prizrenas në kryerjen e riteve islame në rrethin e Pukës dhe për bashkëpunimin me Myftininë Pukë.
Nga ana e tij, Kryetari Berisha, përcolli selamet e besimtarëve prizrenas për ata pukjanë dhe më gjërë me rastin e fillimit të Ramazanit. Gjithashtu ai uroi edhe për festimin jubilar të themelimit të KMSH-së.