Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren e vizitoi Myftiu i Pukës së Shqipërisë, Gëzim ef. Kopani me bashkëpunëtorë.
Myftiu Kopani, pasi falenderoi kryetarin Berisha, e informoi atë për qëllimin e vizitës, që është për nder të 100 vjetorit të themelimit të Myftinisë Pukë. Ai shprehu falenderimet të gjithë imamëve Prizrenas të cilët shërbyen ndër vite në Pukë dhe rrethinë.
Ai u mirëprit nga kryetari Berisha dhe stafi i tij, të cilët e falenderuan për vizitën dhe uruan për aktivitetet e 100 vjetorit si vit jubilar, dëshiruan çdo të mirë për qytetarët e Pukës e punonnjët e Myftinisë në veçanti.