Dita e pavarësisë së Kosovës dhe përkujtimi për natën e Israsë dhe Miraxhit, thuajase në të gjitha xhamitë e Prizrenit, u karakterizuan me aktivitete të ndryshme, si: ilahi, kaside, poezi etj., ndërsa vijuesit e mësim – besimit të xhamisë “Omeri r.a.”, ishin pak më ndryshe. Të gjithë së bashku, morrën iniciativë për pastrimin e oborrit të xhamisë. Një shembull i mrekullueshëm.
Pas pastrimit të xhamisë, lëngjet e ëmbëlsirat i kishin hakk pêr t’i shijuar.
Mahnitëse si pamje, përkujdesja e vogëlushëve për xhaminë e tyre.
Ruaji dhe frymëzoji gjithmonë të jenë të lidhur për xhamitë, Zoti ynë i Plotëfuqishëm!