Më datë 17 shkurt 2023, mu në Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit me një manifestim fetaro-kulturor (lexim të Kur’anit, ligjëratë, pjesë të mevludit, recital e kaside, salavate e dua), e shënoi ngjarjen madhështore të Israsë dhe Mi’raxhit, që u mbajt në xhaminë “Sinan Pasha” në Prizren, pas namazit të jacisë.
Tubimin e përshëndeti kryetari i KBI-Prizren, mr. Besim ef. Berisha, kurse ligjëratën tematike e mbajti kryeimami dr. Orhan Bislimaj.
Pjesën artistike të programit e realizuan imamët: Hfz. Daut ef. Lezi, Hfz. Etem ef. Alanka, Ali ef. Berisha, dhe dy vëllezërit Denis e Menduh Allajbegu.
Kësaj radhe, pjesë e programit ishte edhe nxënësi i mektebit, Ajan Kryeziu nga Prizreni, me recitalin e tij ‘U nda Hëna’, që i kushtohet pejgamberit Muhamed a.s., ishte fantastik.
Programin e moderoi sekretari dr. Faruk ef. Ukallo, kurse për përgatitjen teknike u kujdes Ehat Spahiu.
Duanë e programit e bëri hfz. Daut ef. Lezi, i cili bëri lutje për vendin tonë, për shtetin tonë, si dhe për familjet që janë prekur nga tërmeti shkatërrimtar në Turqi, Siri dhe zonat përreth.