Në xhaminë e fshatit Vlashnje, mualimja e Departamentit të Gruas, znj. Merdije Bala Hameli, për nder të ditës së Pavarësisë, organizoi: Program fetar me nxënëset e mektebit dhe hyrje në lexim të Kur’anit, po me të njëjtat nxënëse, të cilat tashmë kishin përfunduar mësimin e shkronjave të gjuhës arabe.
Pjesë e këtij manifestimi ishte edhe koordinatorja e Departamentit të Gruas, znj. Mergime Kalenderi.
Koordinatorja Kalenderi në fjalën e saj u ndal tek dobitë shpirtërore që sjell leximi i Kur’anit në këtë botë dhe padyshim mirësitë e pafundme që i korrim në botën tjetër, duke theksuar fjalët e Pejgamberit s.a.w.s. i cili tha: “Lexoje Kur’anin, sepse leximi i Tij është nur për ty në tokë e krenari në qiej”!
Prandaj, ndihuni të nderuara që Zoti i Madhërishëm ua ka dhënë këtë mundësi, theksoi koordinatorja Kalenderi.
Me përgatitje mjaftë të bukur, fëmijet dhanë emocione të përziera në këtë ditë me festë të dyfishtë. Program për lakmi.