Në zyret e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, vëllezërit dhe kushërinjtë Stajki, nga lagja Stajki e fshatit Milaj në Has të Prizrenit, dhuruan 58.73 ari vakëf për Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren.
Në emër të familjarëve, dhurimin e këtij vakëfi e bëri z. Shpejtim Stajki, i cili e falënderoi Zotin që ua mundësoi si familje që të jenë në mesin e atyre që lënë vakëf e hajrat për shpirtin e tyre.
Ndërsa kryetari i KBI-Prizren, Mr. Besim ef. Berisha, me bashkëpuntorë, i falënderuan të gjithë vakiflënësit, duke e lutur Allahun xh.sh. që të kenë begati në Dynja, ndërsa falje e mëshirë në Ahiret, e T’i shpërblejë me të mirat e Tij në Dynja e Ahiret!