Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, mr. Besim ef. Berisha me bashkëpunëtor ka vizituar sot Konsullatën e Përgjithshme të Turqisë në Prizren, për të shprehur ngushëllime për viktimat e tërmeteve që ndodhën para disa ditëve në disa zona të Turqisë.
Kryetari Berisha gjatë kësaj vizite takoi edhe Konsullin e Përgjithshëm, z. Celal Doğan.
Ai tha se ne bashkëndiejmë dhembje me gjithë popullin turk, duke lutur Zotin që të vdekurit t’i shpërblejë me Xhenet, të lënduarve t’u japë shërim të shpejtë, ndërsa familjarëve të viktimave t’u japë durim që ta përballojnë sa më lehtë këtë sprovë.