Të nderuar Prizrenas, nesër, e premte, 10.02.2023, para ezanit të xhumasë, në ora 11:45, në xhaminë Gazi Mehmet Pasha-Bajraklia, do të bëhet duaja e dy hatmeve të lexuara nga punëtorët e KBI-Prizren, për shpirtë të të gjithë atyre që humbën jetën në Turqi dhe Siri nga tërmeti.
Ftoheni për pjesëmarrje që të bëheni pjesë e këtyre sevapeve, ku duanë e hatmes do ta bëj Prof. Reshat ef. Mexhiti, imam i xhamisë Gazi Mehmet Pasha-Bajraklia.
Lutemi për ta që Allahu xh.sh. ti pranon si dëshmorë, kurse të lënduarve tu jep shërim të shpejtë!