Sot, në xhaminë “Suzi Zerrini”, në mënyrë solemne, është bërë duaja e hatmës me rastin e përfundimit të leximit të Kur’anit nepërmjet mukabelës, nën udhëheqjën e mualimes znj. Zejnebe Allajbeg.
Pjesë e këtij solemniteti ishte edhe koordinatorja e Departamentit të Gruas të KBI – Prizren, znj. Mergime Kalenderi e cila pasi i uroi gratë e vajzat me rastin e përfundimit të mukabelës, ndër tjera, përkujtoi fjalët e Pejgamberit s.a.w.s., se : ” Për leximin e tij, Kur’ani bën shefaat në ditën e gjykimit tek Zoti, për ata/ ato që e lexojnë”, andaj, ndihuni të nderuara që Zoti i Madhërishëm ua mundësoi leximin e fjalëve të Tij.
Ligjeratë për të pranishmet, rreth vlerës së leximit të Kur’anit, mbajti mualimja Meliha Kokollari, ndërsa duanë e hatmës e bëri mualimja Shenaj Maksuti.