Për një vizitë pune, drejtori për veprimtari botuese i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, z. Ramadan Shkodra, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, z.Agim Gashi dhe z. Nuhi Simnica, qëndroi në KBI-Prizren.
Ai u mirëprit nga kryetari, Mr. Besim ef. Berisha dhe sekretari Dr. Faruk ef. Ukallo.
Gjatë takimit, u diskutuan aspekte të ndryshme, që kanë të bëjnë me distribuimin sa më të mirë të botimeve të Bashkësisë Islame, në terren, përfshirë revistën mujore “Dituria Islame”, revistën tre mujore “Edukata Islame”, si dhe të gjithë titujt e tjerë.
Takimi ishte shumë i nevojshëm dhe konstruktiv!