Me datë: 03.02.2023, departamenti i gruas i KBI – Prizren morri pjesë në programin fetar të organizuar në xhaminë “Omeri’ r.a.
Arsye ishte perfundimi i leximit të Kur’anit, e 11 vajzave e grave të kësaj xhamie.
Fjalë përshëndetëse, në emër të KBI-Prizren, gjegjësisht departamentit të gruas mbajti, koordinatorja znj. Mergime Kalenderi, e cila vlerësoi lartë angazhimin e tyre dhe njëherit u dha kurajo akoma më shumë, që të shtohet edhe më tepër numri në të ardhmen.
Poashtu, fjalë përshëndetëse, mbajti edhe mualimja, Hidajete Mene.
Për punën e vullnetshme të zonjave që e përfunduan leximin e Kur’anit, si dhe një ligjeratë rreth mirësive të pafundme që sjell leximi i Kur’anit, foli, mualimja znj.Ibadete Danjolli.
Ndersa, mualimja Merime Mashuku beri duanë e hatmës.
Fytyra të ndritura, karakterizuan këtë ditë!