Nxënësit e Mektebit në takim te kryetari Totaj
Sot, më datë 3 shkurt 2023, para namazit të xhumasë, një pjesë e nxënësve nga mektebi i xhamive të Prizrenit, zhvilluan takim me krytarin e komunës së Prizrentit, z. Shaqir Totaj.
Takimi u mbajt ne Shtëpinë e Bardhë dhe pjesë e tij ishte edhe koordinatorja e Departamentit të Gruas, znj. Mergime Kalenderi, si dhe disa mualime.
Në shenjë respekti për fëmijët kryetari Totaj zhvilloi një mbledhje të improvizuar në sallën e mbledhjeve te Asamblesë.
Me pyetjet mjaftë të sinqerta prej vogëlushëve, që i parashtronin Kryetarit Totaj, ‘Seanca e Kuvendit Komunal’ filloi e përfundoi me pajtueshmëri të plotë, se e ardhmja jonë e përbashkët është këtu, me besim në Zot e respekt ndaj njëri tjetrit në bindjet e tyre fetare dhe etnike.
Një falënderim meritor kryetarit të Komunës, z. Shaqir Totaj për mikëpritjen e ngrohtë!