Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit organizoi mbledhjen e rregulltë me imamët e komunës së Prizrenit.
– Mbledhjen e kryesoi kryetari mr. Besim ef. Berisha, me këtë rend të ditës:
1) Diskutim rreth draftit mbi ndryshimet në kushtetutën e BIRK-ut;
2) Raportimi i administratës së KBI-Prizren për vitin 2022;
3) Ramazani 2023;
4) Mësim-besimi, Mektebi;
5) Të ndryshme
– Meqë ishte mbledhja e parë pas vdekjes së tyre, fare në fillim imamët e lexuan një ‘Fatiha’ të përbashkët për shpirtat e dy imamëve merhum, Behlul ef. Hoxhaj dhe Abdija Kuljic, që ndërruan jetë në pjesën e fundit të vitit 2022.
– Mbledhja filloi me lexim të Kur’anit, nga imami Ajdin ef. Thaqi.
– Gjatë mbledhjes, në të gjitha pikat, imamët diskutuan gjerësisht, duke dhënë ide konstruktive;
– Sektorët e administratës së KBI-Prizren raportuan për aktivitetet gjatë vitit 2022.
– Pati ide konstruktive në lidhje me organizimet për Muajin e Ramazanit.
– Po ashtu, imamët dhanë mendimet e tyre rreth mektebit dhe sfidave të terrenit.