Abdija ef. Kuljiq, nga Manastirica, ndërroi jetë!
(10.01.1974 – 23.12.2022)
Sot më datë 23 dhjetor 2022, në kohën e namazit të xhumasë, ndërroi jetë imami i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, mulla Abdija (Amet) Kuljiqi, nga Manastirica e Prizrenit.
Mulla Abdija u lind në fshatin Manastiricë, Prizren. Shkollën e mesme e mbaroi në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë (1989-1993).
Prej vitit 1994 e deri në fund të jetës, afër 29 vjet, shërbeu imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit, në vendlindje.
Atë ymër që e pati prej Zotit, atë e shpenzoi në rrugën e Tij.
Ka lënë bashkëshortën, si dhe një djalë e dy vajza.
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.”
I dashur hoxhë, Allahu të mëshiroftë me xhennet firdews, në shoqëri me pejgamberët e Zotit, të sinqertët, shehidët dhe të mirët, sa shoqëri e mirë janë ata!
Varrimi bëhet nesër më datë 24 dhjetor 2022, në vendlindje, në kohën e ikindisë (14:00 h). Namazi i xhenazës falet te xhamia e fshatit.
Ngushëllime familjes, xhematit, kolegëve dhe mbarë shoqërisë për këtë humbje!