Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Besim ef. Berisha së bashku me anëtarët e Këshillit, Valon ef. Ibrahimi, Shqipron ef. Saramati dhe referentin për shërbime fetare Eroll ef. Raka, priti në takim Koordinatorin e Instituteve Yunus Emre në Kosovë, z. Ramazan Yılmaz.
Koordinatori z. Yılmaz çmoi lartë punën dhe angazhimin e Bashkësisë Islame të Kosovës, ku përmes Medresesë Alauddin po ndihmon në ngritjen e nivelit të edukimit në vend dhe përkushtimin e saj në ofrimin e kushteve moderne për nxënësit gjatë nxënies së dijes.
Kryetari Berisha e falenderoi Koordinatorin e Institutit Yunus Emre për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe uroi për vazhdim të aktiviteteve ndërmjet dy institucioneve.