Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, mr. Besim ef. Berisha, priti në takim drejtorin e shkollës ndërkombëtare Maarif dega në Prizren, z. Ibrahim Bucak i shoqëruar nga znj. Sare Nur Ak, eksperte për kosulencë psikologjike dhe udhëzim në Fondacionin Maarif në Turqi dhe z. Şenel Kızılca udhëheqës i firmës për hulumtime Gener.
Kryetari Berisha u shprehi falenderimet mysafirëve për interesimin e tyre të vazhdueshëm në ngritjen edhe me të lartë të nivelit edukativo-arsimor në vend.
Drejtori i shkollës Maarif, z. Bucak edhe njëherë falenderoi kryetarin Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin mes dy institucioneve.