Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren, e vizito zv. Kryetari i Diyanetit të Turqisë, z. Selim Argun.
Ai u mirëprit nga kryeimami i BIRK-ut, Vedat ef. Sahiti, kryetari i Këshillit të Prizrenit, Besim ef. Berisha dhe bashkëpunëtorë tjerë.
Kryetari Berisha e falenderoi mysafirin për prezencën e tij dhe e informoi me rrjedhën e punëve dhe angazhimeve të KBI-Prizren.
Zv. kryetari i Diyanetit, z. Argun u nda tejet i kënaqur me jetën fetare e tradicionale në qytetin e lashtë të Prizrenit.
Vizita ishte shumë e ngrohtë dhe vëllazërore…!