Për çdo javë talebet e mektebit pas mbarimit të nivelit fillestar, po kalojnë direkt në leximin e Kur’anit.
E, këtë moment të paharrueshëm të takimit të parë me Kur’anin, mektebet zakonisht e shënojnë me aktivitete simbolike.
Gjersa, mektebi I fshatit Kobajë e manifestoi me ëmbëlsira e lëngje, në anën tjetër, mektebi i xhamisë së vjetër në Lubizhdë, zgjodhi xhaminë e kalasë së Prizrenit, për ta mbajtur orën e hyrjes në lexim të Kur’anit.
Përveç çastit të paharrueshëm, fëmijtë nga afër e panë vendin e xhamisë, padrejtësinë historike ndaj saj dhe u ndanë me shpresën se ajo një ditë do të ringrihet, për t’ia kthyer origjinalitetin kalasë.