Elhamdulilah, mektebi po vazhdon në të gjitha xhamitë e komunës së Prizrenit. Imamët e mualimet po kujdesen për edukimin e fëmijëve me terbije fetare, me atë terbijen e Zotit e të Pejgamberit a.s.
Po ashtu, asnjëherë nuk mungojnë edhe aktivitete kreative, që i familjarizojnë fëmijtë në mes tyre, si dhe i disponojnë ata.
Zoti ka thënë për Kur’anin:
“Ky (Kur’ani) është kumtesë për njerëz, që me të të këshillohen dhe të dinë se Ai është vetëm një Zot, dhe që t’i këshillojë ata që kanë mend.” (Ibrahim, 52).