Në dy takime të ndara, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, me datë 17 nëntor 2022 organizoi mbledhjen me të gjithë mutevelitë e këshillave të xhematit të komunës së Prizrenit.
Kryetari i KBI-Prizren, mr. Besim Berisha, e kryeimami dr. Orhan Bislimaj, diskutuan për funksionimin sa më të mirë të xhamive, mirëmbajtjen e tyre, aktivitetet fetare, faljen e namazeve, unitetin në xhemat, kultivimin e jetës fetare, zhvillimin e mektebit, inkasimin e anëtarësisë, etj., e të gjitha sipas kushtetutës së Bashkësisë Islame të Kosovës.
Gjatë mbledhjes, mutevelitë patën rastin që të diskutojnë çështje të ndryshme dhe ishin shumë konstruktive.
Mbledhja është mbajtur pas verifikimit të mandateve të mutevelive për periudhën e ardhshme katër vjeçare 2022-2026.
Këshilli i xhematit përbëhet prej 5 anëtarëve, 4 prej tyre zgjedhen prej xhematit të xhamisë, si dhe imami që është pjesë e tij nga detyra zyrtare.
Këshilli i xhematit është trupë e Bashkësisë Islame dhe kujdeset direkt për funksionimin e xhamisë dhe jetës fetare në terrenin përkatës, në baza ditore.
Mbledhja mbaroi me konstatimin e përbashkët, se duhet fuqizuar akoma më shumë bashkëpunimin në mes të Bashkësisë Islame dhe këshillit të xhemateve.