Me rastin e mbarimit të restaurimit gjeneral të xhamisë ‘Qohaxhi Mahmud’, në Prizren, xhemati i xhamisë organizoi një program modest, që u mbajt në xhami, më datë 11 nëntor 2022.
Menjëherë pas namazit të akshamit, të pranishmit i përshëndeti imami i xhamisë, Adnan ef. Arifi.
Në solemnitet mori pjesë edhe kryeimami, dr. Orhan ef. Bislimaj, i cili mbajti një ligjëratë të rastit, ku e falënderoi xhematin, bamirësat, organizatorët, imamin, muezinin, për interesimin e tyre për xhaminë, si dhe për zhvillimin e jetës fetare.
Ai, tha se të gjithë ata që japin prej pasurisë së tyre për mirëmbajtjen e xhamive, në fakt i kanë dhënë huazim Allahut, e padyshi i Madhi Zot do t’ia kthejë me mirësi e shumëfishim, ashtu siç na ka premtuar në Kur’an.
Pas ligjëratës, të pranishmit i relaksoi me zërin e tij të bukur, Deniz Allajbegu me disa ilahi të bukura.
Për një muaj e gjysmë, xhemati kanë arritur ta meremetojnë xhaminë në tërësinë e saj, përfshirë lyerjen, dritaret (pjesërisht), nxemjen qendrore, tepijat, abdes’hanen, etj.
Zoti i shpërbleftë të gjithë bamirësit!