Mulla Behluli, nga Prizreni ndërroi jetë!
(22.06.1964 – 09.11.2022)
Në mëngjesin e ditës së sotshme, ndërroi jetë imami Mullah Behlul ef. Hoxha nga Prizreni, nëpunës i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit.
Krejt ymrin ia dedikoi popullit, xhamisë, fesë e atdheut.
Mulla Behluli u lind në Prizren. Shkollën e mesme e mbaroi në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë. Po ashtu, në Prishtinë e mbaroi edhe Fakultetin e Studimeve Islame.
Prej vitit 1984 e deri në fund të jetës shërbeu imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit Vlashne, Prizren.
Ka lënë bashkëshortën, dy djemë e një vajzë, si dhe shumë nipër e mbesa.
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.”
I dashur hoxhë, Allahu të mëshiroftë me xhennet firdews, në shoqëri me pejgamberët e Zotit, shehidët dhe të sinqertët!
Varrimi bëhet sot më datë 9 nëntor 2022, në ora 15:30, na varrezat e Prizrenit, atje falet edhe namazi i xhenazës.
Ngushëllime familjes, xhematit, kolegëve dhe mbarë shoqërisë për këtë humbje.