Në këtë fundjavën që shkoi, disa prej mektebeve të xhamive të komunës së Prizrenit, filluan me leximin e Kur’anit Fisnik në origjinal, ashtu siç i ka zbritur Muhamedit a.s. nga Allahu i Madhërishëm, përmes melekut (Xhibrilit).
Kontakti i parë me Kur’anin është një moment i paharrueshëm, sepse bëhet fjalë për Fjalën e Zotit, Kur’anin. E, këtë moment ata e shënuan në mënyrë solemne.
Xhamitë që kanë filluar me leximin e Kur’anit, janë:
– Xhamia ‘Medina’, mualim Arif ef. Memedaj;
– Xhamia e fshatit Lubinjë e Epërme, mualim Fatmir ef. Sezairi;
– Xhamia ‘Bilalli r.a.’, mualim Hysni ef. Poniku;
– Xhamia e fshatit Mushnikovë, mualim Nailj ef. Skenderi;
– Xhamia e Poshtme në Zhur, mualim Dibran e Shkëndije Omaj;
– Xhamia ‘Terxhuman Iskender’, mualim Shqipron ef. Saramati
– Xhamia e fshatit Grnçar, mualim Anel ef. Avdija;
– Xhamia ‘Aliu’, mualim Adem ef. Morina;
– Xhamia ‘Omeri r.a.’, mualim Nexhat ef. Arifi;
– Xhamia ‘Daru Selam’, mualim Azmir ef. Jusufi;
– Xhamia ‘Kurilla’, mualim Agim ef. Gashi;
– Xhamia ‘Mesxhidi’, mualim Sezer ef. Mitrovica;
– Xhamia ‘Haxhi Rrustem Shporta’;
– Xhamia ‘Haxhi Kasëm’;
– Xhamia e fshatit Novosellë
Ndërsa, edhe shumë xhami të tjera, pritet të hyjnë në këtë javë, apo në javët e ardhshme.
Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush dëshiron që të flasë me Allahun, le të lexojë Kur’an.”