Me ëmbëlsira, zbukurime e aktivitete kreative, nxënësit e mektebit të xhamive të komunës së Prizrenit e shënuan Mevludin – Ditëlindjen e Muhamedi a.s. (8 tetor 2022 / 12 Rebiul Evvel 571).
Përveç orës mësimore, mualimët e mualimet një pjesë të ligjëratës ia kushtuan mevludit, përkatësisht lindjes së Muhamedit a.s., si dhe personalitetit të tij.
Muhamedi a.s. është i pakalueshëm për shoqërinë njerëzore, sepse ishte Pejgamber i Zotit. Ai ishte vulë e pejgamberisë, kurse Kur’ani vulë e shpalljeve.
Çdo përparim që shoqëria njerëzor e ka arritur sot, rrënjët i ka te ardhja e Pejgamberit a.s., si i dërguar i Zotit për të gjithë njerëzit, për të gjitha vendet e për të gjitha kohërat.