Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, Mr. Besim ef. Berisha, priti në takim drejtorin e përgjithshëm të Fondacionit të Vakëfeve të Dijanetit të Turqisë, Izani Turan.
Kryetari Berisha, së pari i shprehu mirëseardhje, e më pas e njohu atë me aktivitetin dhe organizimin e jetës fetare dhe edukative që bën Këshilli i BI-së në Prizren.
Edhe drejtori i përgjithshëm i Fondacionit të Vakëfeve të Dijanetit të Turqisë, Izani Turan, falënderoi Kryetarin Berisha për mikpritjen dhe premtoi për bashkëpunim në të ardhmen.