Imami i Qabesë, Abdullah Avad el-Xhuheni, sonte ka prirë në faljen e namazit të akshamit në xhaminë “Sinan Pasha” në Prizren.
Pas faljes së namazit, para shumë të pranishmëve, imami El-Xhuheni, foli rreth raporteve ndërmjet njerëzve nën dritën e Kuranit dhe sunetit. Ai edhe njëherë shprehu kënaqësinë dhe gëzimin që gjendet pranë vëllezërve të tij besimtarë.