Mektebi fillon nesër më datë 10 shtator 2022
(Ftesë të gjithë prindërve)
Pas mbarimit të pushimeve verore, me izën të Zotit, nesër më datë 10 shtator 2022, fillon viti i ri shkollor në të gjitha mektebet e xhamive të komunës së Prizrenit, niveli i parë dhe niveli i dytë.
Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme.
Imamët e mualimet janë në gatishmëri për të dhënë kontributin e tyre maksimal në funksionimin sa më të mirë të mektebit.
Ftojmë të gjithë prindërit që t’i motivojnë fëmijtë për ta ndjekur mektebin.
Edukata e xhamisë është e pazëvendësueshme, mbase e vetmja për imunizimin e mirëfilltë të fëmijëve kundër rrëkeve negative që po u servohen gjithandej.
Urime e shumë suksese!