Në përkujtim të ngjarjes madhore të hixhretit, dje më datë 30 korrik 2022, talebet e mektebit të komunës së Prizrenit manifestuan një aktivitet simbolik.
Pas mbarimit të orës mësimore, ata bënë një shëtitje në rrugën unazore të qytetit, duke shfrytëzuar për automjet ‘trenin turistik të Prizrenit’, si një asocim i udhëtimit të Pejgamberit a.s. nga Meka në Medinë.
Gjatë shëtitjes, mualimet u kanë mbajtur ligjëratë për urtësinë e hixhretit, mesazhet e tij në kohën tonë, si dhe për Vitin e Ri hixhrij 1444.
Përveç kësaj, mualimet bënë shpërndarjen e afisheve me citate nga ngjarja e hixhretit dhe dhuruan ujë për kalimtarët.
Hixhretin e kanë shënuar edhe xhami të ndryshme, veç e veç.
për më shumë kliko: