Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, mr. Besim ef. Berisha, morri pjesë në mevludin tradicional për nder të “Synetisë së Përbashkët” të fëmijëve të fshatit Lubinje e Epërme. Në pritje ishte Myteveliu i xhamisë dhe Imami i fshatit, Fatmir ef. Sezairi.
Ky fshat çdo pesë vite organizon syneti të të gjithë fëmijëve deri në moshën 5 vjeçare, ku këtë vit janë 68 femijë, të cilët për tre ditë me rradhë janë pjesë e manifsestimve të ndryshme të fshatit.
Ruajtja e kësaj tradite rreth 100 vjeçare nga banorët e këtij fshatin vlenë të nderohet dhe respketohet. Fëmijët me veshje tradicionale të synetisë shetisin nëpër fshat derë më derë nën përcjelljen e fshatarëve duke kënduar tekbire e salavate.
Ne uruam për shëndetin e të gjithë fëmijëve, e në veqanti të atyre që po e zbatojnë një synet pejgamberik.
për më shumë kliko: