Sot, me izëm të Zotit, filloi rindërtimi i xhamisë së vjetër (1785) në Planejë të Hasit të Prizrenit. Xhamia është shkatërruar gjatë luftës 1999, duke mbetur gërmadhë e për më keq duke lënë një zbrazëtirë tepër të madhe.
Banorët, tash e 20 vite e kanë pritur këtë ditë. Sot, ata u gëzuan shumë se po kthehet një objekt që ka qenë epiqendër e kësaj ane.
Plaku i urtë i këtij fshati, axha Nezir (86 vjeçar), kur mori vesh për xhaminë shumë u emocionua dhe tha se është dita më e gëzueshme në jetën e tij. Ai, tregoi se në këtë xhami janë falur të gjithë banorët e këtyre fshatrave, përfshirë edhe ata të brezit kufitar të Shqipërisë. Gjatë bajramave në këtë xhami janë falur mbi 300 vetë, edhe oborri mbushej përplotë me njerzë.”
Xhamia, me kismet t’Zotit, do të ndërtohet nga kontributet vullnetare të xhematit!
Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, e shpall të hapur aksionin për këtë xhami!
Urime Planejë! Për hajr e me bereqet, inshallah!