Në ambientin e bukur të xhamisë ‘Emin Pasha’, në Prizren, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, mbajti takim me të gjithë kandidatët e regjistruar për ta kryer ibadetin e haxhit, gjatë vitit 2022.
Gjatë këtij trajnimi, të cilin e mbajti kryeimami Dr. Orhan ef. Bislimaj, haxhinjtë e ri, patën rastin që të përfitojnë disa njohuri themelore rreth rëndësisë së haxhit, përfshirë kryerjen e ritualeve përkatëse, po edhe për vetë udhëtimin në përgjithësi, nga nisja deri në kthim.
Trajnimi është zhvilluar përmes projektorit, me foto dhe sqarime.
Pas kësaj ligjërate, haxhinjtë e ri, tashmë kanë një përfytyrim, se si duket rrugëtimi i haxhit, prej nisjes e deri në kthim.
Tubimi filloi me lexim të Kur’anit nga hfz. Daut ef. Lezi, kurse fjalë rasti mbajti edhe sekretari dr. Faruk ef. Ukallo.
Sivjet, nga KBI-Prizren udhëtojnë 81 haxhinjë, prej tyre 2 udhëheqës të haxhit.
Për hajr haxhillëki të gjithë haxhinjëve! Zoti kabull, inshaAllah…!
për më shumë kliko: