Po ashtu, për nder të ‘1 Qershorit’ – Dita e fëmijëve, Departamenti i Gruas i KBI-Prizren (DG) organizoi një aktivitet për shtimin e vëllazërisë në mes fëmijëve, kundër çdo diskriminimi në baza etnike apo të tjera.
Mualimja Fakete Durguti, Merime Mashuku – Memaj dhe Gylxhan Misini i përbashkuan talebet e tyre, nga të gjitha komunitetet etnike, shqiptar, boshnjak, turk, rom, ashkali, egjiptian.
Aktiviteti u mbajt në hapësirat e xhamisë Mehmet Terziu, ashtu që fëmijtë u ambientuan njëri me tjetrit përmes angazhimeve interaktive.
Koncepti i ymetit i përbashkon të gjithë njerëzit si vëllezër, pavarësisht dallimeve të tyre racore apo etnike. Shyqr Zotit, në Prizren kjo funksionon për mrekulli.
Në këtë aktivitet mori pjesë imami i xhamisë Afrim ef. Berisha dhe koordinatorja znj. Mergime Kalenderi.
për më shumë kliko: