Filloi gjenerata e re e mektebit
Elhamdulilah, më datë 14 e 15 maj 2022, mektebet e xhamive të Prizrenit vazhduan aktivitetin mësimor. Kandidatët e rinjë e filluan nivelin e parë, kurse ata që e kanë mbaruar këtë nivel vazhduan me nivelin e dytë, sipas planprogramit mësimor të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit.
Nxënësit e mirëpritën me organizime solemne.
Gjersa, në nivelin e parë, talebet mësojnë për gjërat elementare të fesë, në nivelin e dytë e mësojnë leximin e Kur’anit.
Po ashtu, për çdo orë mësimore në mekteb, talebet ndjekin ligjëratën përkatëse me tematika të ndryshe, fetare e kulturore.
Mësimin në mekteb e mbajnë imamët dhe mualimet e arsimuara.
Ftojmë prindërit, që t’i regjistrojnë fëmijtë e tyre në mekteb, konkursi për pranim mbetet i hapur edhe disa ditë.