Më datë, 27 prill 2022, Departamenti i Gruas i KBI-Prizren, mbajti tribunën fetare islame, me rastin e përmbylljes së Mukabalese së Ramazanit (leximi i tërësishëm i Kur’anit), që e kanë mbajtur mualimet e KBI-Prizren nëpër xhamitë e Prizrenit.
Tribuna filloi me lexim të Kur’anit nga znj. Zejnepe Allajbegu.
Në emër të KBI-Prizren, fjalë rasti mbajti koordinatorja e Departamentit, znj. Mergime Kalenderi. Ndërsa ligjëratën kryesore e mbajti mualimja nga Prizreni, Mr. Mejreme Uka.
Para të pranishmëve, nxënës të mektebit, shfaqën pika fetaro-artistike.
Në fund, duanë e hatmes së Mukabeles e bëri mualimja znj. Shenaj Kodrazi
Ishte një tubim mbresëlënës!
për më shumë kliko: