Mbrëmë, më datë 23 prill 2022, shumë qytetarë e personalitete e vizituan panairin e ushqimit / kermezin, n’KEJ të shadërvanit të Prizrenit.
Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, znj. Antigona Bytyqi, së bashku me znj. Flutura Totaj (bashkëshortja e kryetarit të Komunës së Prizrenit), si dhe shumë asambleiste e personalitete të jetës publike, ndanë disa momente gjatë vizitës së panairit.
Po ashtu, panairin e vizitoi edhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Bujanocit, Mr. Ragmi ef. Destani dhe bashkëpunëtorët e tij.
Departamenti i Gruas, mualimet e Prizrenit, nga ora 20:00 deri më 24:00, kanë mirëpritur vizitorët, duke i shërbyer me specialitete të shijshme nga kuzhina prizrenase (fli, ëmbëlsira të llojllojshme, keksarina të ndryshme, pogaçe, bozë, etj.) të përgatitura nga nënat e motrat aktive të xhamive të Prizrenit, si dhe nga bizneset.
Panairi do të jetë i hapur edhe sot më datë 24 prill 2022.
Vërtet, një moment interesant në atmosferën impozante të Ramazanit, nën madhështinë e ezanëve nga minaretë e qendrës së Prizrenit.
për më shumë kliko: