Mbrëmë, më datë 22 prill 2022, filloi PANAIRI I USHQIMIT (kermez), te vendi n’KEJ, përballë xhamisë Sinan Pasha në Prizren, duke filluar nga ora 20-23.
Një organizim fantastik nga Departamenti i Gruasë i KBI-Prizren, që e lartëson akoma më shumë madhështinë e Ramazanit.
Këtë eveniment, e nderuan me vizitën e tyre Myftiu i Stambollit, prof.dr. Safi Arpaguş, kryeimami i Kosovës, Vedat ef. Sahiti, kryetari i KBI-Prizren, mr. Besim ef. Berisha, kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj, sekretari dr. Faruk ef. Ukallo, kryetari i shoqatës ‘Ardhmëria’ nga Shqipëria, Sabahudin ef. Jashari, si dhe shumë vizitorë të tjerë nga Prizreni dhe Kosova.
Panairi, vazhdon të jetë i hapur për të gjithë, në të njejtën kohë dhe në të njejtin vend.
Mualimet e Prizrenit ju mirëpresin, me specialitete të kuzhinës tonë tradicionale, të përgatitura nga gratë e xhamive të komunës së Prizrenit, si dhe nga bizneset e ndryshme.
për më shumë kliko: