Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, mr. Besim ef. Berisha, së bashku me Kryeimamin dr. Orhan ef. Bislimaj dhe anëtarin e Këshillit, Anel ef. Avdija, pritën në takim një delegacion të lartë nga Rijaseti i Bashkësisë Islame të Bonjës e Hercegovinës, të prirë nga Mensur Pašalić dhe Muhamed Jugo.
Ata përcollën selamet e Reisul Ulemasë të Bosnjës dhe Hercegovinës, Husein ef. Kavazović, gjithashtu u shprehën falenderues për mikpritjen.
Kryetari Berisha iu dëshiroj qëndrim të mirë në Kosovë dhe aktivitete të bereqetshme në vendet e banuara me qytetar të komunitetit boshnjak.
Takimi ishte i frytshëm dhe vëllazëror!