Në kuadër të vizitave të terrenit gjatë Muajit të Ramazanit, mbrëmë më datë 16 prill 2022, një delegacion i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, qëndroi në Prizren, ku vizituan disa prej xhamive, në kohën e namazit të teravisë, si në vijim:
– Samir ef. Ahmeti, vizitoi xhematin e xhamisë ‘Gazi Mehmet Pasha (Bajraklia)’;
– Driton ef. Arifi, vizitoi xhematin e xhamisë ‘Sinan Pasha’;
– Muhamed ef. Stublla, vizitoi xhematin e xhamisë Emin Pasha’;
– Fitim ef. Flugaj, vizitoi xhematin e xhamisë Aliu r.a.;
– Shkelzen ef. Hoxha, vizitoi xhematin e xhamisë ‘Kurilla’;
– Abedin ef. Sadriu, vizitoi xhematin e xhamisë ‘Antalia’
– Fitim ef. Gashi, vizitoi xhematin e xhamisë ‘Terxhuman Iskender’;
– Bashkim ef. Mehani, vizitoi xhematin e xhamisë ‘Dëshmorët – Martirët’;
– Remzi ef. Nura, vizitoi xhematin e xhamisë ‘Haxhi Ramadan’
– Fejsal ef. Spahiu, vizitoi xhematin e xhamisë ‘Muderris Ali efendi’.
Përveç ligjëratës tematike e përmbajtësore, mysafirët e nderuar, në emër të Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava dhe Kryesisë së BIRK-ut, e përshëndetën xhematin e Prizrenit, duke i uruar agjërim të lehtë e ibadete të pranuara.
Këto vizita janë shumë të mira dhe veçse e lartësojnë madhështinë e këtij muaji të Madhërishëm të Ramazanit.
për më shumë kliko: