Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, mr. Besim ef. Berisha, dje morri pjesë në manifestimin e organizuar nga subjekti politik LPRK dhe OJQ-të “Durmish Asllano” dhe “Romani Baht” për nder të Ditës Ndërkombëtare të Romëve.
Ai të pranishmëve në një fjalim pëshëndetës ua rikujtoi hadithin e Muhamedit a.s. “Arabi nuk ka epërsi ndaj joarabit, as joarabi nuk ka epërsi ndaj arabit…i bardhi nuk ka epërsi ndaj të ziut dhe as i ziu nuk ka epërsi ndaj të bardhit, përveçse në devotshmëri dhe në punë të mira.”
Urime kjo ditë e veçantë për ju, vëllezër e motra të komunitetit Rom!
për më shumë kliko: