Me rastin e hyrjes së Muajit të Madhërishëm të Ramazanit, kryetari i komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, së bashku me nënkryetarin, Kryesuesen e asamblesë, drejtorët e drejtorive komunale, si dhe asambleistë, e vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit. Ata, u mirëpritën nga kryetari mr. Besim ef. Berisha, së bashku me kryeimamin dr. Orhan ef. Bislimaj dhe zyrtarin për shërbime fetare, z. Erol Raka.
Kryetari Totaj e uroi kryetarin Berisha, kryeimamin Bislimaj, stafin e Bashkësisë Islame, imamët, mualimet e muezinët si dhe të gjithë besimtarët islamë të komunës së Prizrenit, duke i dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranueshëm te Zoti.
Kryetari Berisha, në emër të KBI-Prizren i falënderoi shumë për vizitën, posaçërisht me këtë formacion gjithëpërfshirës të komunës.
për më shumë kliko: