Muezini i KBI-Prizren, Muhamed Hamzaj nga Prizreni, dje më datë 7 mars 2022 i është nënshtruar operacionit në Turqi dhe gjendja e tij është stabile. Sipas mjekëve operacioni ka qenë shumë i sukseshëshëm dhe me efekte shëruese.
Muhamed Hamzaj, sapo e ka marrë veten, i ka falënderuar edhe njëherë të gjithë ata bëmirës që para disa dite grumbulluan mjete për shërimin e tij, me lutjet më të mira tek Allahu, që t’u japë shëndet, t’i shpërblejë me mirësi dhe t’i ruajë familjet e tyre.